1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Besnik Tahiri: Kjo qeverisje për këto tri vite i ka bërë vetëm dëme Kosovës dhe e ka kthyer shumë mbrapa

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka mbajtur konferencë për media ku ka thënë se ndjehet mirë që Kurti është dorëzuar dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje, raporton Prishtinapress.

Ai tha se në tre vjetorin e qeverisjes së Kurtit po dorëzohet, duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Kjo qeverisje për këto tri vite i ka bërë vetëm dëme Kosovës dhe e ka kthyer shumë mbrapa. Jam i kënaqur që edhe kryeministri i Kosovës e ka kuptuar se ai duhet të dorëhiqet dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Kjo qeverisje nuk i qëndroi mbrapa asnjë qëndrimi të vet ku edhe u dorëzuar në ditën e tre vjetorit të qeverisë Kurti”, tha Tahiri gjatë konferencës.

Tahiri potencoi se gjatë këtyre tri viteve, janë bërë punësime vetëm me libreza të Vetëvendosjes.

“A më tregoni dikush se në këto tri vite a është bërë ndonjë punësim, a ka pas mundësi dikush me hy në punë në institucione publike pa e pas librezën e LVV-së”, tha ai.

Tahiri përmendi edhe drejtësinë dhe ekonominë e vendit ku tha se kjo është e vetmja qeverisje që ka shkelur më së shumti kushtetutën dhe tha se ekonominë e vendit e ka sjellur në kolaps.

“Kjo Qeveri do të jetë në historin e këtij vendi që ka shkel më së shumti Kushtetutën e Kosovës. Kjo Qeveri e ka sjell ekonominë e vendit në buzë kolapsit”, tha Besnik Tahiri në konferencën për media./Prishtinapress

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img