Çështja e lirimit me kusht të Ramush Haradinajt nga gjykata franceze është temë e Info Magazine në Klan Kosova, për të cilën debatojnë Besnik Tahiri, ekspert i qeverisjes lokale dhe bashkëpunëtor i Ramush Haradinajt, dhe Artan Çerkini, avokat.
Tahiri ka deklaruar se sot ka komunikuar me Ramush Haradinajt dhe se përkundër të gjitha peripecive, “tek ai nuk ka mundësi të hetohet pesimizëm, pa marrë parasysh çfarë ka ndodhur”.
“Është e papranueshme kjo që ka ndodhur, por në të njëjtën kohë ka shkelur rëndë dinjitetin e kombit, të secilit shqiptar. Është fakt se ka pasur solidarizim kudo që është frymuar shqip, të gjithë shqiptarët janë ndier të fyer”.
“Ndalesa si e tillë nuk është lajm i mirë – të ndalet një person, një ish-kryeministër, pas dy proceseve gjyqësore në Hagë, të ndalet me akuza puro politike dhe të kundërligjshme – kjo është një shkelje dhe një ‘prekje e telit, e damarit’ të secilit shqiptar”.
“Ne nuk jemi të kënaqur, sepse Ramush Haradinaj do të duhej të ishte në Kosovë. Ne, si kolegë të Haradinajt, kemi bërë gjithçka që është dashur, pra e kemi një ekip të mirë që e mbron atë. “Edhe opioninistët ndërkombëtarë dhe kosovarë e trajtojnë këtë çështje si politike dhe jo të drejtësisë”.
“Serbia pretendon se ka fakte të reja, por ku ishte Serbia që 20 vjet? Këto janë provokime të drejtpërdrejta për Haradinaj dhe vetë shtetin e Kosovës”.
“Çfarë duhet të dijë opinioni është se Haradinaj është i lirë. Ne presim që ky proces të përfundojë shumë më shpejt, sepse ai është i komprometuar dhe vazhdimi i tij do të ishte drejtësi e mohuar”.
“Nëse bëjmë analizën e vendimit, shohim se Gjykata i ka dhënë mundësi palës serbe të paraqesë fakte. Ekstradimi nuk mund të ndodhë, nuk ka pasur raste në të kaluarën dhe kjo nuk na brengos neve”.
“Neve na brengos se Haradinajt i janë shkelur të drejtat e njeriut dhe vetë reagimi i instancave ndërkombëtare tregon për këtë”.