-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Besnik Tahiri akuzon pozitën për dështimin e seancave plenare: Kuvendi u kthye në lojë me numra

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, duke akuzuar pozitën, ka thënë se është e papranueshme dështimi i seancave për shkak të kuorumit.

Sipas tij, Kuvendi është kthyer në një lojë me numra që vjen si “rrjedhojë e një qasje autoritare, e arbitrare të Qeverisë tash e dy vjet”.

“Fatkeqësisht jemi dëshmitar edhe të një dështimi të seancës së Kuvendit. Ky dështim vjen si rrjedhojë e një qasje totalisht jo të përgjegjshme e jo serioze të mazhorancës. Na e shtyn seancën e parë për në ora 12:30 edhe kjo seancë dështoi për shkak se u mungojnë numrat. Është e papranueshme dhe është abuzim me besimin qytetar me qasjen që e ka kjo Qeveri dhe kjo mazhorancë. Kuvendi është kthyer në një lojë me numra që vjen si rrjedhojë e një qasje autoritare, arbitrare që e ka pas tash e dy vjet”, tha Tahiri.

Për mosardhjen në seancë të deputetëve gjatë seancës tregoi nervozizëm edhe vetë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se kjo legjislaturë s’e meriton të vazhdojë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img