-3.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Besnik Loxha, u.d. i Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së

Universiteti i Prishtinës është bërë me ushtrues detyre të Sekretarit të Përgjithshëm.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme që ka mbajtur të premten Këshilli Drejtues, Besnik Loxha është zgjedhur në këtë pozitë.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti, ka thënë se emërimi i Loxhës ka ardhur si rezultat i “shumë ndryshimeve”.

“Besniku erdhi pas propozimit të dy Rektorëve dhe erdhi si rezultat i shumë ndryshimeve që janë bërë brenda UP-së. Instalimi i meritokracisë dhe i kritereve tjera të vendosura në Statutin e ri, ngadalë po e vënë në pah ndryshimin që po ndodhë dhe hapja që ka ndodhur”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky emërim vjen vetëm një ditë pas shkarkimit të Besfort Krasniqit nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së.

Këshilli shkarkimin e ka arsyetuar me tejkalimin e kompetencave që ka bërë Krasniqi dhe tejkalimin e vlerës së buxhetit të planifikuar.

Veç emërimit të Loxhës, Sahiti tha se në këtë mbledhje, “Rektori në ardhje Prof. Arben Hajrullahu i ka prezantuar ekipin e tij me të cilin do të punojë deri me 15 shtator 2028”.

Ai tha se me statutin e ri, Prorektorët emërohen nga Rektori dhe më nuk do të hidhen në votim për t’i emëruar Këshilli Drejtues, “kjo më parë ishte pjesë e ‘ngërçit’ ose e pazareve që bëheshin para funksionalizimit të menaxhmentit të lartë, me statut të ri nuk do të ndodhë as për Prorektor madje as për Prodekan”.

Ekipi që është zgjedhur nga Rektori Hajrullahu, është si më poshtë:

  1. Prof. Asis. Dr. Albana Berisha Qehaja – Prorektor Për Buxhet, Financa dhe Bashkëpunim me Sektorin Publik dhe atë Privat;
  2. Prof. Asoc. dr. Avni Hajdari – Prorektor për Kërkime Shkencore, Projekte dhe Inovacion;
  3. Prof. Asoc. dr. Naim Jerliu – Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Personelit Akademik dhe Botime;
  4. Prof. Asis. dr. Rozafa Basha – Prorektor për Ndërkombëtarizim dhe Shkëmbim Akademik.

Ai tha se një profil tjetër për Akreditim, Cilësi të Mësimit dhe Çështje të Studentëve, “do të bëhet e ditur ditëve në vijim, që gjithsesi do të jetë Profesoreshë pasi Statuti i ri obligon që të respektohet kuota gjinore”.

“Kështu, në kryesimin e Këshillit Drejtues jam i lumtur që dy menaxhmentet e fundit kanë respektuar kuotën gjinore dhe kemi 3 Profesorë dhe 3 Profesoresha në menaxhmentin e lartë. Ju uroj shumë suksese menaxhmentit të ri, dhe uroj që standardi që është arritur dy vitet e fundit me menaxhmentit e Rektorit Qerimi, të ruhet dhe të kaloj në një nivel tjetër”, tha Sahiti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img