1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Besnik Bislimi nesër shkon në Beograd

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, i ngarkuar për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog dhe shefi i ekipit të Kosovës për bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, nesër më 27 tetor, do të vizitojë Beogradin.

Ai do të marrë pjesë në konferencën për integrimet evropiane.

Bislimi do të jetë të premten në Beograd për të dhënë një kontribut si folës kryesor në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, ku do të diskutohet për integrimin evropian të Kosovës dhe rajonit.

Sipas njoftimit nga Forumi, zëvendëskryeministri Bislimi do të marrë pjesë në diskutimin në kuadër të “Dialogut Diplomatik” me temën “Kosova dhe perspektiva evropiane e rajonit”.

“Qëllimi kryesor i diskutimit është vështrimi i gjithanshëm i situatës, sfidave (mundësive të favorshme, por edhe pengesave) për përmirësimin e procesit integrues në BE të Kosovës dhe rajonit”, njofton Forumi.

Në diskutim janë të ftuar përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare me seli në Serbi, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Serbisë, partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile, ekspertë dhe personalitete të njohura publike.

Forumi për Marrëdhënie Etnike njoftoi se “Dialogu Diplomatik” filloi në vitin 2008 si kornizë për shkëmbimin e ndërsjellë të mendimeve ndërmjet përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare me ekspertë, politikanë dhe diplomatë nga Serbia dhe rajoni.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi shkon në Beograd vetëm pak ditë para afatit për regjistrimin e automjeteve në targa RKS.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të Kosovës, e këtij niveli të lartë, që qëndron në Beograd./RTK/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img