-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Besnik Bislimi kërkon falje për gënjeshtrën e tij pas takimeve në Këshillin e Evropës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pas demantimit që iu bë nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.

Bislimi përmes një cicërime në Tëitter tha se i vjen keq që nuk e ka përdorur termat adekuat, ku në vend të fjalës ‘ai mirëpriti’ është dashur të përdoret ‘ ne informuam’.

“Me të vërtetë falënderues për @DSGBjornBerge për takimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e mendimeve. Me të vërtetë më vjen keq për zgjedhjen e termit joadekuat në tweet-in tim të fundit. Në vend të fjalës “ai mirëpriti”, përshkrimi i saktë duhet të thotë “ne informuam”, shkroi Bislimi.

Berge e ka demantuar Besnik Bislimin lidhur me përmbajtjen e bisedave në takimin e djeshëm të zhvilluar në Strasburg.

Berge sot i ka reaguar zv.kryeministrit Bislimi për takimin, meqë në një postim në ‘twitter’ Bislimi kishte thënë se Berge ka mirëpritur aplikimin e mundshëm të Kosovës në Këshill të Evropës.

Norvegjezi ka deklaruar se ajo çfarë ka shkruar Bislimi, fatkeqësisht nuk është ajo çfarë Berge ka potencuar në takim lidhur me anëtarsimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img