Site icon PrishtinaPress

Besnik Ahmeti djali i heroit “Malush Ahmeti” garon me nr. 3 në listën e Bekim Jasharit

Në listën e Bekim Jasharit ju ka bashkuar edhe një familje e madhe me nam ne Drenicë, ne numërin 3 te listës do të garoj Besnik Ahmeti djali i heroit Malush Ahmeti i cili ishte një komandant i shquar dhe i njohur për luftat qe i ka zhvilluar në Drenicë dhe jo vetëm.

Postimi i plotë i Kryetarit Bekim Jashari:

Dikur prindërit bashkë për çlirim, sot Ne bashkë për zhvillim ekonomik

Besnik M Ahmeti, djali i heroit të kombit, dëshmorit të Lirisë, ushtarit të ditëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandant Malush Ahmeti, është kandidati me numrin 3 dhe asambleisti i ardhshëm i listës sonë të pavarur në Kuvendin Komunal të Skenderajt.

Si djal dëshmori Besniku ka trashëguar atdhedashurinë, përkushtimin dhe vendosmerinë e babait për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve pa dallim.

Me Besnikun e shumë të rinj tjerë do të jetësojmë idealin tonë dhe të brezave të tërë për zhvillim ekonomik e mirëqenie për të gjithë.

Besniku do të jetë zë i fuqishëm dhe përfaqësues i denjë për Rezallën, të rinjtë dhe Skenderajn në përgjithësi.

Na priftë e mbara Besnik!

Ideal për Skenderajn!

Exit mobile version