14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Besimtarët në Shqipëri falin Bajramin, bëhet thirrje për paqe

Besimtarët myslimanë në Shqipëri kanë festuar Kurban Bajramin.

Drejtuesit fetarë kanë dhënë pastaj mesazhe që për thirrje kanë pasur paqen.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka thënë se kjo festë duhet të shërbejë si pikë kthese duke iu larguar urrejtjes dhe të bashkëpunojmë me njëri-tjetrit për të ndërtuar një botë sa më të mirë.“Gëzuar të gjithë shqiptarëve. Është një festë që simbolizon sakrificën. Zoti me këtë donte të vinte një ligj në tokë. Jetojmë në një botë të globalizuar dhe kemi shumë sfida përpara për të bashkëpunuar me të tjerët”, është shprehur ai.

“Është një sfidë e madhe për të ndërtuar një botë të mirë. Duhet të punojmë për të bërë një botë më të mirë. Mesazhi për besimtarët myslimanë është të lënë pas urrejtjen dhe të jenë afër e të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img