Site icon PrishtinaPress

Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve: Marrëveshja për trajtimin e zyrtarëve policorë në spitale është e kundërligjshme

Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, ka thënë se çdo qytetar ka të drejtë të qasjes së barabartë në shërbime shëndetësore pa asnjë lloj diskriminimi.

Këtë reagim ai e ka bërë pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se është arritur marrëveshje mes Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) dhe Policisë së Kosovës, për “mbështetje të kualifikuar për kontrollet shëndetësore” të zyrtarëve policorë.

E një marrëveshje e tillë sipas Kodrës është e kundërligjshme.

“Me pas dashtë veç pak ma shumë këtë shtet (ju ose paraardhësit e juaj), e kishit rregullu shëndetësinë për të gjithë qytetarët e nuk do të kishim nevojë fare për këso marrëveshjesh. Punë për Avokatin e Popullit…”, ka shkruar ai në Facebook.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot është arritur marrëveshja ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës që pjesëtarëve të Policisë së Kosovës t’iu ofrohet prioritet në shërbimet mjekësore dhe të lirohen nga pagesat.

Sipas Sveçlës për t’u arritur kjo marrëveshje ka pasur një punë intensive.

Sveçla ka përmendur, po ashtu, se marrëveshja i ka dhënë rëndësi të veçantë edhe shëndetit të zyrtarëve gra në Polici të Kosovës, përmes kontrolleve specifike.

Exit mobile version