Milot Rashica ka tërhequr vëmendjen e klubit turk, Besiktas, raporton mediumi i njohur turk, Fanatik.
Ylli kosovar tregoi paraqitje fantastike me Galatasarayn edicionin e kaluar, duke e fituar edhe titullin e kampionit.
Rashica ishte në formë huazimi te Galatasaray për një edicion nga Norwich.
Përveç Besiktasit, edhe Galatasaray dëshiron ta blejë kartonin e anësorit kosovar.