Site icon PrishtinaPress

Besian Mustafa reagon pas tubimit të Kurtit në Podujevë: Fshini ato foto, dihet Llapi djathtas

Kryeministri Albin Kurti mbrëmë qëndroi në Podujevë në një tubim. Edhe aty Kurti kërkoi 500 mijë vota për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Sonte ishim në Llap ku lindi sllogani: pa balotazh! Në këtë ndejë të fundvitit, po vazhdojmë njëjtë për 9 shkurt, me shumë vullnet e energji, drejt 500 mijë votave apo gjysmë milioni zemra”, shkroi mbrëmë Kurti.

Por këtë tubim e ka kritikuar deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i cili tha se edhe pse kryeministri e kryetari i komunës janë nga ky subjekt “mezi” e kanë mbushë një sallë dasmash.

“Llapi a? Dihet, djathtas. Fshini more ato foto se e keni kryetarin e komunës dhe kryeministrin e prap mezi e paskët mbushë ni sallë dasmash. Ua kisha bà bajat mà herët, veq ju lashë me u vetknaqë pak”.

Exit mobile version