0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Besarta me urim emocionues për të atin Hamëz Jashari

E bija e Hamëz Jasharit, Besarta, ka kujtuar të atin në ditëlindjen e tij.

Ajo në një shkrim dedikuar babait të saj, ka shkruar se me kalimin e kohës vetëm kujtimet po i mbesin në mendje, duke shtuar se kujtimet e mira po bëhen edhe më të kthjellëta.

“Është nderë, privilegj por edhe përgjegjësi të jem bija jote, andaj me krenari do të ruaj çdo kujtim për ty, dhe Dylit e Nolit të i tregoj”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Shkrimi i plotë:

“…Për ditëlindjen tënde babush.

Mbase me kalimin e kohës, vetëm kujtimet e mira po mbesin në mendjet tona… kujtimet e mira, po më bëhen edhe më të kthjellëta, ku protagonist je babush.

Sot në ditëlindjen tënde, kujtoj momentet qe i kalonim së bashku, mbajë mend që si fëmijë – sa po e kuptoja që ishe në odë, me vrap vija.

Në ato kohë të vështira, gjeje kohën të shikonim film, të më ndihmoje në mësime, të më mësoje të vizatoj shqiponjën tonë dy krenare… e pas çdo nate të tillë, të nesërmen isha vajza më e lumtur.

Faleminderit babush, për aq pak vite sa ishim bashkë, arrite të më mësoje shumë… më mësove çfarë është dashuria, familja, atdheu…

Është nder, privilegj por edhe përgjegjësi të jem bija jote, andaj me krenari do të ruaj çdo kujtim për ty, dhe Dylit e Nolit të i tregoj.

Urime ditëlindja babë.

Vajza jote krenare,

Besarta”   

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img