Këngëtari i njohur shqiptar, Besart Halimi, gjatë ditës së sotme (e enjte) ka prezantuar projektin më të ri muzikor.
“Pa fjalë” mban titullin kjo këngë, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tektin e këngës e ka shkruar Fatmir Muji, kurse për muzikën është përkujdesur kompozitori i njohur Florent Boshnjaku.
Projekti i zhanrit baladë tashmë është lansuar edhe në platformën YouTube dhe besohet se do të pritet mirë nga publiku.
Kjo njëherësh është kënga e parë e Besartit për vitin 2020, i cili duket se i ka kushtuar një rëndësi mjaft të madhe.
Halimi vazhdon të jetë aktiv edhe me mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore dhe këtë kohë natyrisht se ka anuluar shfaqjet e tij për shkak të përhapjes së virusit COVID-19.