1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Besa Shatri-Berisha, Kryetarja e Bordit të Telekomit, nën hetime nga Anti-Korrupsioni

Kompania “Mazars” nga Shqipëria është paguar dhjetëra mijëra euro nga “Telekomi i Kosovës”. Telekomi kishte lidhur marrëveshje me këtë kompani për ta bërë një ‘analizë’ se a të vazhdohet apo mos vazhdohet kontrata më Z-mobile.

Por, kjo kompani ka qenë partnere në projekte auditimi me kompaninë “Audit Conte”, që është në pronësi të Ymer Shatrit, babait të Besa Shatri-Berishës, kryetares së bordit të Telekomit të Kosovës.

Por kjo gjë, është duke u hetuar nga Agjencia Kundër Korrupsion, të cilët i thanë Gazetës Insajderi, se ata e kanë pranuar informatën në fjalë dhe të njëjtën do ta trajtojnë konform dispozitave të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

“Agjencia ju njofton se informatën në fjalë e ka pranuar, dhe të njëjtën do ta trajtojë konform dispozitave të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe procedurave të parapara për vlerësimin e informacioneve lidhur me situatat e mundshme të konfliktit të interesit. Për më tutje, Agjencia i bën të njohura rezultatet vetëm pasi të ketë zhvilluar procedurën sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigjen e tyre, dërguar Gazetës Insajderi.

Kryetarja e Bordit të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri – Berisha, njëherësh edhe gruaja e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, bashkë me kryeshefin e Telekomit Bedri Istrefi, mbajtën fshehur për publikun detajet e raportit të dyshimtë të “Mazars”.

Ata në konferencën e 30 korrikut iu përgjigjen gazetarëve se raporti i kësaj kompanie është mbrojtja e ndërmarrjes publike, në rast se “Z-Mobile”, do ta padisë sërish në arbitrazh ndërkombëtar “Telekomin e Kosovës”.

“Na jemi të gatshëm në çdo moment, në çdo formë, në çdo rrethanë, të gjitha veprimet që i kemi marr i kemi marr me kondinent të plotë me ekspertizë të jashtme ligjore që e kemi angazhua dhe ekspertizën e jashtme financiare”, pati deklaruar Istrefi gjatë konferencës.

Derisa në anën tjetër duartrokiste Lamih Balaj, kryesindikalist, i cili ka afërsi shoqërore me deputetin e AAK-së, Bekë Berisha, bashkëshortin e kryetares së bordit të “Telekomit të Kosovës”.

Gjatë kësaj konference, Istrefi dhe Shatri-Berisha i referoheshin ekspertizës financiare të bërë nga kompania “Mazars”, e cila është partnere e firmës “Audit Conto”, në pronësi të babait të kryetares Shatri-Berisha

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img