Sezoni i ri i Operës në Operën Shtetërore në Stara Zagora e sjellë hiç më pak se shqiptaren Besa Llugiqi.
Sezoni i ri i Operës në Operën Shtetërore në Stara Zagora e sjellë hiç më pak se shqiptaren Besa Llugiqi.
Sopranoja kosovare do të debutojë kësisoj me rolin e Violetta Valery në “La Traviata” me datë 30 shtator, nesër, në ora 19:00 në Stara Zagora të Bullgarisë.
Krahas artistes, në operën e famshme të Verdit do të paraqitet edhe Mykhailo Malafi nga Ukraina, ndërsa dirigjent do të jetë Sander Tiypen – fitues i çmimit të parë në Garat Ndërkombëtare për dirigjentë të Operës Blue Danube Conducting Competition 2015.
Sopranoja sot ka realizuar provat gjenerale, dhe disa fotografi nga këto prova ajo i ka postuar në rrjetin social Facebook.
Para pak ditësh Besa po ashtu ka mbjellë një pemë në këtë qytet, bashkë me pjesën tjetër të ekipit të operës së famshme, shkruan KultPlus.
Në dhjetor të vitit të kaluar, sopranoja ka interpretuar operën “Lucia di Lammermoor” në teatrin e qytetit Stara-Zagora dhe ishte kthyer në shtëpi me kritika pozitive.