1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Besa Krasniqi – Ibrahimi: Vështirë që sivjet të ketë liberalizim vizash për Kosovën

Më 28 dhe 29 qershor do të mbahet samiti i radhës i BE-së, ku marrin pjesë liderët e shteteve anëtare. Paraprakisht, General Affairs Council, i cili koordinon punën e Këshillit Evropian, ka mbajtur takim në Luksemburg dje, ku ka diskutuar disa nga çështjet kryesore sa i përket Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa sa i përket Kosovës, njohësja e integrimeve evropiane, Besa Krasniqi-Ibrahimi ka thënë se në bazë të takimit të djeshëm, është skeptik sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, pasi sipas saj, problemi qëndron te pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia.

“Mekanizmat për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës është i vështirë edhe proceduralisht përderisa pesë vende të BE nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Dhe tek e fundit është në kompetencë të shteteve veç e veç a votojnë për liberalizim të votave për kosovarët”, tha Krasniqi –Ibrahimi.

Ajo ka thënë se dyshon që për arsye politike çështja e vizave të mos diskutohet deri pas zgjedhjeve të reja për Parlamentin Evropian, që mbahen në maj të vitit 2019 ndërsa ka shtuar se  Komisioni Evropian i tanishëm, është pro liberalizimit të vizave për Kosovën, por nuk merr vendim Komisioni, marrin shtetet anëtare./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img