Besa Kokëdhima ka dhënë një performancë mbresëlënëse në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision 2024”, duke përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Titan”.
Skena e “Malmo Arena” në Suedi u ndriçua nga prania e saj, ndërsa ajo interpretoi me pasion dhe thellësi emocionale këngën e saj të fuqishme.
Performanca e sivjetme e Shqipërisë u prit me ovacione nga audienca, dhe Besa performoi e dyta në renditje, me çka mban kodin 02, përmes të cilit mund të votohet me sms nga shqiptarët e shteteve që mund të votojnë sonte.
Shtetet nga të cilat mund të votohet sonte janë: Malta, Greqia, Zvicra, Çekia, Franca, Austria, Danimarka, Armeniam Letonia, Spanja, San Marino, Gjeorgjia, Belgjika, Estonia, Italia, Izraeli, Norvegjia dhe Holanda.
Nga Shqipëria gjithashtu mund të votohet, por jo për Shqipërinë – ndërsa shqiptarët nga Kosova mund të votojnë Besën përmes aplikacionit të Eurovisionit, i cili është i disponueshëm për shkarkim në smart-phone-at e tyre.