1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Besa Kabashi-Ramaj: Siguria kombëtare është e rrezikuar nga politika aktuale e Qeverisë sonë nevojitet veprim urgjent

Koordinatorja e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj ka mbajtur konferencë për media, ku u shpreh se gjatë këtij mandati të Qeverisë Kurti ka pasur dështim konstant në krijimin e një vizioni për Sigurinë Kombëtare të vendit, raporton Prishtinapress.

Ajo gjatë konferencës tha se kësaj qeverisje i mungon partneriteti me SHBA-të.

“Kjo qeveri ka treguar udhëheqje jo adekuate ndaj Sigurisë Kombëtare dhe mbrojtjes, Qeverisë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Kurti i mungojnë vizioni dhe aftësit kryesore drejtuese, të cilat janë thelbësore për garantimin e sigurisë kombëtare dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mbrojtjes së vendit. Një mangësi e konsierueshme në të kuptuarit partneriteteve strategjike veçanërisht me SHBA-të, është vrejtur edhe në adresimin e sfidave të sigurisë gjatë gjithë mandatit të tij”, tha Besa Kabashi-Ramaj kordinatore për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare.

Ajo gjithashtu tha se qytetarët e Kosovës meritojnë një të ardhme të sigurtë.

“Si përfundim duhet ti kujtojmë kësaj qeverie dhe kryeministrit se Kosova është e qytetarëve të saj, dhe si e tillë Kosova meriton një të ardhme të sigurtë dhe shpres dhënëse, siguria kombëtare një çështje jetike është e rrezikuar nga politika aktuale e Qeverisë sonë, prandaj nevojitet veprim urgjent për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit tonë”, tha Besa Kabashi-Ramaj, kordinatore për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare nga PDK-ja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img