1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

BERZH-i nënshkruan dy marrëveshje me dy banka private në Kosovë

Kosova është anëtar i ri i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe deri më tani kemi marrë mbështetje kreditore në vlerë prej 204 milionë euro për projekte të ndryshme për përmirësimin transportit hekurudhor,  rrugorë dhe trafikun urban, ndërsa janë duke u identifikuar edhe fusha të tjera të cilat  përmes projeteve do të imlementohen  në bashkëpunim me këtë bankë, u tha në një takim që ministri i Financave, Avdullah Hoti, zhvilloi me presidentin e BERZH-it, Suma Chakrabarti.
Në këtë takim u bisedua për kontributin, marrëdhënie e mira ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit financiar ndërmjet dy institucioneve me theks të veçantë për impementimin e projekteve të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua edhe për mbështetjen nga BERZH-i për financimin e projekteve kapitale të qeverisë, në veçanti për projektet infrastrukturore, në sektorin e transportit, ujitje dhe për zonat ekonomike si dhe mbështetja e skemës për garantimin e kredive.
Ministri Hoti duke i uruar mirëseardhje në Kosovë presidentit të BERZH-it, Chakrabarti, falënederoi atë dhe Institucionin të cilin ai drejton për gatishmerinë për të ndihmuar Kosovën përmes invesitmeve në projekte të rëndësishme për vendin, si dhe shprehi nevojën për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy institucioneve.
Hoti e njoftoi z. Chakrabarti për procesin buxhetor, për të hyrat, politikat fiskale, bashkimin e ATK-së dhe Doganës në një agjenci të vetme tatimore, për hapat që po merr Qeveria e Kosovë për zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe për masat të cilat janë marrë për të luftuar ekonominë jo formale të cilat kanë ndikuar dukshëm edhe në rritjen e të hyrave buxhetore në buxhetin e Kosovës.
Presidenti e BERZH-it, Suma Chakrabarti, vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it. Ai gjithashtu shprehi gatishmërinë e institucionit të cilin ai drejton për të rritur edhe më shumë bashkëpunimin në fushat të cilat krijojnë një perspektivë integruese të Kosovës në BE, si dhe në fushat të cilat ndikojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img