Site icon PrishtinaPress

Bërxollat në jogurt: Drekë me shije të mrekullueshme

Dreka e shijshme dhe e lehtë do të jetë shpejt në tryezën tuaj

Kombinimi i jogurtit dhe i mishit të bardhë thjesht është fenomenal.

Përbërësit:

– 500 g mish të bardhë të gjelit të detit apo të pulës,
– 4 dl jogurt,
– 100 g kaçkavall
– 100 g thërrmija buke,
– 2 lugë majdanoz,
– sipas shijes: piper, kripë,
– pak vaj.

Përgatitja:

Kaçkavallin grijeni trashë në rende, majdanozin priteni imët, ndërkaq mishin priteni në formë bërxollash.

Në një enë të përshtatshme përzieni kaçkavallin, majdanozin dhe thërrmijat e bukës.

Bërxollave qitni piper dhe kripë sipas shijes, njomni në jogurt dhe rrotulloni në kaçkavallin e grirë.

Enën rezistuese ndaj zjarrit lyejeni me vaj, radhisni bërxollat, pjesën e mbetur të jogurtit dhe përbërjen për njomje qiteni sipër tyre dhe mbuloni me folie alumini.

Ju bëftë mirë!

Exit mobile version