Site icon PrishtinaPress

Bërxolla nga mishi i pulës në salcë të bardhë: Drekë e mrekullueshme dhe e shpejtë për gjithë adhuruesit e mishit!

Një pjatë shumë e preferuar, e lehtë në gatim, por shumë e shijshme

Përbërësit:

– 1 palë gjokse pule,
– 4 thelpinj hudhre,
– 1 lugë erëza,
– piper,
– 1–2 lugë ajkë,
– pak rigon,
– pak mustardë,
– fletë majdanozi,
– vaj,
– 1 lugë e vogël miell.

Përgatitja:

Mishin priteni në bërxolla dhe shtypeni pak, qitni erëza dhe hudhrën dhe piperin.

Qitni në tenxhere, qitni pak vaj dhe bërxollat, shtoni pak ujë dhe fërgoni derisa të zbuten.

Në tepsi qitni një deri në dy lugë ajkë, në të shtoni pak mustardë dhe miell dhe të gjitha përzieni mirë dhe shtoni edhe mishin e shtypur.

Kontrolloni shijen nëse ka nevojë për kripë. Shtoni rigonin dhe majdanozin e grirë.

Si shtojcë shtoni perime të fërguara.

Ju bëftë mirë!

Exit mobile version