Bersant Celina edhe njëherë ka folur për mediat britanike duke thënë se ndihet krenarë që luan për Kosovën.
Ai ka thënë se ka pasur edhe përkrahjen e familjes rreth vendimit të marrë dhe se është i kënaqur me mbështetjen e tifozëve.
“Jam shumë krenar dhe natyrisht se edhe familja është krenare që kam marr vendimin për të luajtur për Kosovën”, ka thënë Celina.
“Deri tani ka qenë shumë mirë. Është e mrekullueshme përkrahja e tifozëve dhe njerëzve tjerë. Kemi lojtarë të talentuar dhe skuadër të fortë. Unë kam lindur në Kosovë, por ne ikëm për në Norvegji kur unë isha dy vjeç, atëherë sapo kishte filluar lufta”, tha Celina për Sky Sports.