2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Bernard Challandes, kandidati potencial për të drejtuar Zvicrën

Foto: ffk.com

Vladimir Petkovic i ka zënë në befasi të gjithë te Zvicra, duke dhënë dorëheqje nga ekipi.

Trajneri u largua nga Helvetikët, duke filluar kështu aventurën me klube, e që nënshkroi me Bordeaux.

Kështu, Përfaqësuesja e Zvicrës është në alarm për një strateg të ri, derisa koha e tyre po mbaron gjithnjë e më shumë, pasi aktualisht janë në kualifikimet për Kupën e Botës.

Sipas asaj që raportojnë mediumit zvicerane, baonline.ch dhe nau.ch, Bernard Challandes është njëri prej kandidatëve serioz për ta marrë timonin e skuadrës.

Federata e futbollit të Helvetikëve bën të ditur se është në kërkim të një kandidat të përshtatshëm trajner për ekipin kombëtar të Zvicrës po intensifikohet. Drejtori i Nati Pierluigi Tami , Presidenti Qendror i SFV Dominique Blanc, Drejtori i Zhvillimit të Futbollit Patrick Bruggmann dhe Presidenti i SFL Heinrich Schifferle kanë bashkuar “listën e tyre të shkurtër”.

Andaj, strategu që aktualisht drejton Kosovën, raportohet se është në listën e tyre të ngushtë dhe mund të përshëndetet me Dardanët qysh në këtë muaj.

Zvicra e kërkon urgjent trajnerin e ri, pasi më 5 shtator do të ketë punë me Kampionin e Evropës, Italinë, në këto kualifikime të Kupës së Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img