-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bernard Berisha shënon gol akrobatik në stilin “biçikletë”

Bernard Berisha ka qenë protagonist në fitoren e Akhmat Groznyt kundër Gazovik Orenburg në Premierligën ruse.

Futbollisti kosovar është zgjedhur lojtari i ndeshjes pas paraqitjes fenomenale në fitoren e ekipit të tij me rezultat 4:0.

Përfaqësuesi kosovar e shënoi një gol të shkëlqyeshëm në minutën e 24-t.

Futbollisti pejan në fakt shënoi gol akrobatik në stilin “gërshërë” ose “biçikletë”, për ta ngritur avantazhin e ekipit vendës përkohësisht në 2:0.

Gjithashtu, ai asistoi në këtë ndeshje, derisa golat tjerë për Akhmat Groznyn i shënuan Artem Timofeev (9′), Vladimir Iljin (35′) e Camilo (87′).

Berisha me shokë gjenden në vendin e dhjetë në tabelë me 6 pikë, prej tyre 2 fitore e tri humbje, pas 5 ndeshjesh të zhvilluara në sezonin e ri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img