Site icon PrishtinaPress

Bërnabiq thotë se pa Asociacion, dialogut po i humb kuptimi

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se pa themelimin e Asociacioni të komunave me shumicë serbe po i humb kuptimi vazhdimit të dialogut për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Sipas saj, për krijimin e Asociacionit po presin tash e 10 vjet.

Këto komente ajo i bëri pas një takim që pati me ministren për BE-në dhe Kushtetutën e Austrisë, Karoline Edstadtler me të cilën foli për zbatimiin e Marrëveshjes së Brukselit.

Siç bën të ditur zyra për media e Bërnabiqit, në takim  ajo theksoi se Austria është investitori i tretë më i madh i huaj në Serbi dhe partneri i pestë tregtar i jashtëm në shkëmbimin e shërbimeve.

 

 

Exit mobile version