Ana Bërnabiq, kryetare e Kuvendit të Serbisë, ka folur në lidhje me dialogun me Kosovën, që lehtësohet nga BE-ja.
Në fjalën e saj në Berlin, Bërnabiq ka folur në emër të Gjermanisë.
Sipas saj, qëndrimi i Gjermanisë është në favor të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Qëndrimi i Gjermanisë është se Marrëveshja e Brukselit duhet të zbatohet, se ka pasur shumë vonesa dhe se Asociacioni duhet të jetë gjithmonë e para në rendin e ditës. Shpresoj që kjo të tregohet në praktikë në një kohë të parashikueshme, edhe pse është më shumë se 11 vjet me vonesë” – ka thënë ajo në Berlin.