2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Bërnabiq për ndalimin e policëve kosovarë: Cenuan rendin kushtetues të Serbisë

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka komentuar ndalimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe gjatë së mërkurës.

Shefja e parlamentit serb i arsyeton ndalimet me siç thotë , “cenimin e rendit kushtetues të Republikës së Serbisë”.

“Unë supozoj se njerëzit më në fund i janë përgjigjur thirrjeve për të mbrojtur rendin kushtetues të Republikës së Serbisë dhe çdo institucion të vetëm në këtë vend. Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar me vite për gjithçka që po bën Albin Kurti, për keqtrajtimin e atyre njerëzve, mendoj se do ta mirëpresin këtë tani”, shkruan Kosovo Online.

Gjatë së mërkurës qindra qytetarë nga Kosova u bllokuan nga Serbia në pikën kufitare me Kroacinë.

Autoritetet serbe ndaluan 10 zyrtarë policorë, në mesin e tyre edhe zëvendësdrejtorin Dejan Jankoviq.

Pesë nga ta u liruan të mërkurën, ndërkaq sot u liruan edhe katër të tjerë, por jo edhe Jankoviq të cilit tashmë iu ka caktuar masa e ndalimit 48 orësh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img