Site icon PrishtinaPress

Bërnabiq: Në samit kemi biseduar për situatën në Kosovë, nuk ka pasur presione

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se dje në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë është diskutuar për situatën në Kosovë, ngjarjet në Banjskë dhe dialogun Kosovë-Serbi, por se “nuk ka pasur presione”.

Ajo ka shtuar se është biseduar edhe për “atë që do të vijë në kuadër të dialogut”, Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Për serbët dhe joshqiptarët në Kosovë absolutisht nuk ka kushte elementare për një jetë normale”, ka pretenduar ajo dhe ka shtuar se ka kërkuar që kjo të mos diskutohet më si çështje politike por “humanitare”.

E pyetur nga një gazetare se pse e përshëndeti aq ftohtë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama pas arritjes, ajo tha se ndihej kështu dhe se nuk mund ta përshëndeste më përzemërsisht njeriun që bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë.

“Ndonjëherë nuk je thjesht një politikan, ndonjëherë je edhe njeri. Nuk e di se çfarë ka bërë, nuk është në përputhje me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, me atë që bëjmë ne në kuadër të Ballkanit të Hapur”, ka deklaruar ajo në Tiranë.

Serbia, ka shtuar ajo, “nuk ka bërë absolutisht asgjë që dikush të kërkojë sanksione”.

“Nuk duhet marrë personalisht, unë jam këtu, folëm, do të vazhdojmë të flasim, gjithmonë të hapur për marrëdhëniet sa më të mira me institucionet shqiptare”, ka shtuar ajo në demagogjinë e saj.

Exit mobile version