Site icon PrishtinaPress

Bërnabiq: Kurti na ktheu në shekullin e 18-të, jemi shumë afër për ta dërguar forcën e sigurisë në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nuk e ka anashkaluar mundësinë që Serbia duke iu referuar rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të dërgojë një numër të konsiderueshëm të forcës së sigurisë serbe në Kosovë.

“Albin Kurti na ktheu të gjithëve jo në shekullin e 19-të, por në shekullin e 18-të. Çdo gjë që ai bën është një rrezik jo vetëm për serbët, por për shqiptarët dhe për mbarë Evropën. Kurti na solli në prag të luftës”, ka pretenduar Bërnabiç.

“Tani po shohim çdo ditë shkeljen e marrëveshjeve të Kumanovës dhe Brukselit. Jemi shumë afër që të kërkojmë kthimin e forcave serbe në Kosovë sipas rezolutës 1244”, ka shtuar ajo.

Lajmin për të dërguar deri në 1 mijë pjesëtarë serbë nga institucionet e sigurisë për në Kosovë fillimisht e dha drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

“Vendi ynë do të marrë në konsideratë kthimin e 1 mijë pjesëtarëve të forcave tona për të cilat ne kemi të drejtë sipas Rezolutës 12/44. Presidenti i Serbisë ka përsëritur vazhdimisht se nuk do të lejojmë një tjetër ‘Stuhi’”, pati deklaruar ai

Exit mobile version