1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Bërnabiq: Kurti është burim jostabiliteti, nuk shpresoj se Perëndimi do t’i bëjë shumë presion

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka vazhduar akuzat e saj ndaj Kosovës dhe homologut të saj kosovar, Albin Kurti, duke i quajtur “burim jostabiliteti”.

Sipas saj “një dukuri e tillë po vihet re edhe nga bota” dhe siç tha ajo vendi i saj do të vazhdojë të luftojë për paqe dhe stabilitet, shkruan Kosovo-Online.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë, lufta diplomatike është e përditshme. Presidenti Vuçiq ka diskutime të përditshme për këtë temë me zyrtarët më të rëndësishëm botëror. Ne po kërkojmë zgjidhje”, tha ajo  për TV Prva.

Ajo shtoi se nuk shpreson se ndonjë nga vendet perëndimore do t’i bëjë siç tha ajo “shumë presion Prishtinës për tabelat dhe se Serbia mund të mbështetet vetëm tek vetja”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img