Site icon PrishtinaPress

Bërnabiq: Do të këmbëngulim për Asociacionin, Kurti e dobëson pozicionin e tij sa herë thotë “jo”

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq tha sot se këmbëngulja e Serbisë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe forcon pozitën e Beogradit në dialog, ndërsa sipas saj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e dobëson pozitën e Kosovës sa herë që thotë “jo”, raportojnë mediat serbe.

Bërnabiq komentoi kështu deklaratën e Kurtit se Asociacioni do të themelohet vetëm pas arritjes së marrëveshjes për njohje reciprok.

Aleksandar Vuçiq fitoi Asociacionin me të gjitha kompetencat me Marrëveshjen e Brukselit dhe tani mund ta shihni se sa e zgjuar është kjo politikë në planin afatgjatë”, tha Brnabiq në TV Prva.

“Asociacioni është ajo për të cilën ne kapemi dhe këmbëngulja në formimin e tij e forcon pozitën tonë dhe e dobëson pozitën e Prishtinës sa herë që Kurti thotë ‘jo’”, tha ajo.

Exit mobile version