Site icon PrishtinaPress

Bërnabiq: Dialogu me Kosovën, fokusi kryesor i qeverisë së re, sidomos pas vendimit për targat RKS

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha se është e nevojshme që në mënyrë efektive të formohet qeveria e re e Serbisë, fokusi kryesor i së cilës tha se do të jetë dialogu me Kosovën.

“Për të vazhduar punën për integrimet eroupiane, prioritet i qartë i administratës së re, formimi efektiv i qeverisë së re të Serbisë është vendimtar. Vazhdimi i dialogut për normalizimin me Prishtinën do të jetë fokusi kryesor këtu, veçanërisht duke marrë parasysh vendimin e fundit të Beogradit për të lejuar lirinë e lëvizjes së automjeteve me targa të lëshuara nga Prishtina”, ka thënë ajo në një tekst autorial për mediumin amerikan, Politico.

“Qeveria e ardhshme do të duhet gjithashtu të fokusohet në diversifikimin e energjisë, duke ndërtuar mbi arritjet si hapja e gazsjellësit për në Bullgari dhe të vazhdojë me reformat jetike të sundimit të ligjit, duke përfshirë bashkëpunimin e mëtejshëm me ODIHR dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE)”, shtoi ajo.

Ajo ka shkruar se “demokracia është shumë më tepër se një ditë zgjedhjesh dhe vendosja e një fletëvotimi në kuti”.

Ajo tha se në procesin paszgjedhor në Serbi duhet të përfshihen të gjithë, përfshirë edhe ata që janë të zhgënjyer me rezultatet zgjedhore.

 

Exit mobile version