7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Bërnabiç mundohet të arsyetohet: Nuk e vranë serbët Ivanoviçin, kërkojmë drejtësi!

Në pesë vjetorin e vrasjes së politikani serb Oliver Ivanoviç, ende askush nuk është dënuar për ngjarjen e rëndë.

Pavarësisht se procesi gjyqësor ende vazhdon, kryeministrja serbe Ana Bërnabiç deklaroi me bindje se vrasjen nuk e kanë kryer shtetas serb.

“Ne nuk do të ndalemi derisa personat përgjegjës të dalin përpara drejtësisë. Do të punojmë mbi këtë çështje, do të insistojmë që të ndodhë. Kemi nevojë absolutisht për informacion nga të gjithë ata aktorë ndërkombëtarë që merren me sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe rendit juridik në territorin e Kosovës. Para së gjithash, mendoj për EULEX-in, po mendoj edhe për UNMIK-un, por në këtë moment edhe institucionet e Prishtinës, organet e përkohshme që janë përgjegjëse dhe kompetente për t’i gjetur të gjithë ata që e kanë kryer këtë krim të rëndë”, tha Bernabiç.

Deri më tani, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur tri aktakuza për vrasjen, në të cilat nuk ka pasur ndryshime të mëdha thelbësore.

Aktakuza janë ngritur kundër Nedelko Spasojeviqit (ish-oficer policie), Marko Roshiqit (qytetar i Mitrovicës së Veriut), Silvana Arsoviçit (sekretare e të ndjerit Oliver Ivanovic), Dragisha Markoviqit (ish-oficer policie), Zharko Jovanoviçit (ish-oficer policie) dhe Rade Basaras (ish-oficer policie).

Me vrasjen po ashtu janë të lidhur edhe Zhelko Bojiç (ish-shef i operacioneve në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut), Millan Radoiçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img