Site icon PrishtinaPress

Berlusconit i përmirësohet gjendja, lirohet nga terapia intensive

Pas dymbëdhjetë ditësh shtrimi në spital, Silvio Berlusconi u largua sot nga njësia e kujdesit intensiv dhe tani ndodhet në një dhomë në spitalin San Raffaele në Milano.

Siç theksohet nga mediat italiane, gjendja shëndetësore e Cavaliere po përmirësohet, ndonëse ende nuk është përmendur një datë e mundshme për lirim.

Kujtohet se ish-kryeministri italian vuan nga leuçemia kronike – për të cilën po i nënshtrohet kimioterapisë – ndërkohë që mjekët, në të njëjtën kohë, po i japin mjekim për trajtimin e një infeksioni respirator.

“Gjatë 72 orëve të fundit, ka pasur përmirësim të mëtejshëm të qëndrueshëm në funksionin e frymëmarrjes dhe të veshkave, me reduktim efektiv të leukocitozës dhe sindromës inflamatore”./PrishtinaPress/

Exit mobile version