Ish kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili në mënyrë indirekte e kishte fajësuar atë për arrestimin e Adem Jasharit e Zahir Pajazitit.
Berisha ka deklaruar se këto janë të pavërteta dhe se në vitin 1992 kur ai ishte bërë president i këtij vendi, në Shqipëri janë stërvitur me dhjetëra dhe qindra ushtarë të UÇK-së.
“Mund ta kapnin, mund edhe të mos e kishin kapur. Njoftuam në Kosovë dhe i thanë që ta lënë të lirë. Adem Jashari nuk është arrestuar kurrë. Është e tëra trillim i atyre që janë arrestuar, për motive krejt të tjera. Nëse Hashim Thaçi është ankuar për mua në 2009, është ankuar për të mbuluar problemet e tij. Unë kurrë nuk bëj mbledhje dhe tratativa të fshehta. Mund të jetë ankuar 100 herë, s’ka asnjë vlerë për mua”, ka deklaruar ndër të tjera Berisha në RTV Dukagjini.