1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Berisha thotë se arrestimi i tij u bë për inate personale dhe kritikave ndaj Ministres Haxhiu

Avokati Besnik Berisha në një konferencë të thirrur me gazetarë ka deklaruar se “nuk ka kryer asnjë krim”. Ai u shpreh se arrestimi i tij ka qenë veprim skandaloz dhe arbitrar dhe sipas tij, kjo është bë për shkak të inateve personale dhe kritikave që i ka ai ndaj prokurorit të rastit dhe ministres Haxhiu.

Avokati Berisha tha se prona e tij u pushtua nga dhjetëra zyrtarë të policisë në krye me prokurorin.

“Një prej arrestimeve më skandaloze, veprimeve më arbitare që i ka ndodh një avokati të Republikës së Kosovës”, e komentoi Berisha arrestimin e tij.

Ai tha se është persekutuar nga pushteti.

“Një i persekutuar nga pushteti, i arrestuar në mënyrë arbitare që i ka dhënë besën vetës që nuk do të ndalem ansjë ditë të vetme për të shfpërfaq në publik skandalet e këtij pushteti dhe atyre që vijnë”, tha ai në konferemnën e thirrur vetë.

“Besnik Berisha nuk ka kryer asnjë krim, është sanksionuar që e ka goditë pushtetin në Klan Kosova”, u shpreh ai.

Sipas Berishës, prokurori i rastit ka pësuar debakël nga ai në rastet e klientëve të cilët i mbron.

Sipas tij, prokurori ka manipuluar me prova.

“Prokurori nuk kishte autorizime për t’më arrestuar mua, prokurori ka manipuluar me prova”, u shpreh ai.

Unë kam kërkuar të përballem me provat, prokurori u arsyetua se nuk i ka me vete”, tha ai se kjo ndodhi ditën kur ndodhi arrestimi.

“Unë ja kam përmend urdhërat nga pushteti, i kam thënë unë jam arrestu për shkak të fjalës sime në televezion…Prokurorit ja kam bo me dije që unë marrë veprime të ligjshme…Unë e kuptova që jam para tij për shkak të inateve personale, kritikave të mia publike për ministren për prokurorin”, u shpreh ai ndër të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img