-0.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Berisha thërret protestë kundër ‘Open Balkan’: Të gjithë në mbrojtje të interesit kombëtar

Para se të votonte për shkarkimin e kreut aktual, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, ftoi të gjithë demokratët që të hënën në orën 16:00, t’i bashkohen protestës së madhe në mbrojtje të interesit kombëtar.

Ai paralajmëroi se Rama dhe Basha do të kenë të njëjtin fund.

“Referendumi ka sjellë entuziazëm, shpresë dhe besim në rritje te rinia dhe të gjitha shtresat e popullsisë në Shqipëri. Ju shihni krahun tjetër sesi po shëmtohet çdo ditë e më shumë me aktet e veta. Ato që bën ‘Lulzim Brava’, atë skenar e merr nga ‘Kreu i Meduzës’ dhe ju jap fjalën se do të ketë të njëjtin fund dhe fat. Ditën e hënë, ora 16:00, të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtje të interesit kombëtar, por edhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 430 milionë eurove që kërkon ‘Kreu i Meduzës’ me SPAKU-n e tij, t’i fshehë në një vjedhje prej 3 milionë eurosh”, tha ai.

I pyetur se në cilësinë e kujt po i mbledh demokratët në protestë, Berisha u përgjigj: “Po i mbledh në cilësinë e sovranit. Kuvendi është autoriteti më i lartë i PD-së, i cili urdhëroi thirrjen e referendumit”, ndërsa nëse do të jenë mbështetësit e Bashës në protestën e së hënës, Berisha tha se Basha nuk ka mbështetës, por në të janë të ftuar të gjithë deputetët dhe simpatizantët e PD-së. Lulzim Brava mbetet brava”, tha ai.

Ndërsa, Kuvendin e thirrur sot nga Basha, Berisha e cilësoi një antikuvend dhe takim të shoqatës Basha-Bardhi, ndërsa incidentet në PD, sipas tij, i organizoi Basha.

“Deputeti Brava është i shkarkuar, është shkëputur nga realiteti dhe çdo gjë nga realiteti e mohon. Incidentet e fundit i organizoi “Brava”, ai ishte akti më i turpshëm në historinë 30-vjeçare. Në oborrin e PD-së nuk janë agresuar zonja, siç veproi ai”. /A2/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img