Site icon PrishtinaPress

Berisha: Thaçi po ia ngul thikën Kosovës, e ka të mbyllur derën te unë

A do ta presë Sali Berisha, Hashim Thaçin në zyrën e tij?

Ish-kryeministri e ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka dhënë përgjigje mbrëmjen e sotme kësaj pyetje. Ai ka thënë se nuk ka çfarë të diskutojë me Hashim Thaçin.

“E kam pritur Albin Kurtin dhe kemi diskutuar gjerësisht dhe kemi patur pikëpamje të njëjta. E kam pritur Kadri Veselin e Fatmir Limaj me respektin më të madh dhe kam patur pikëpmaje të njëjta. Besoj se i ka shpreh të gjitha pikëpamjet nuk na ngel gjë tjetër besoj. Problemi është këtu, unë prita dhe do të takoja çdo njeri, prita Ragmi Mustafën diskutova gjerësisht dhe bëra publike mendimet që i shpreh Rragmi Mustafës dhe ai ishte plotësisht dakord. Unë këto i shpreha dhe reagimi erdhi nga një person që nuk kisha shkëmbyer asnjë lloj mendimi me të”, ka thënë Berisha për syri.net.

“Besoj se i kemi thënë pikëpamjet tona dhe nuk kemi çfarë diskutojmë. Unë jam mësuar të shoh pasojat. E kam ndjekur me dhimbje shumë të madhe këtë që po i bëjnë Kosovës. Këta sillen sikur e kanë në xhep Kosovën, si lodër. Po të shohësh, në pamje të parë, thua që kjo është njëlloj përpjekje për mashtrim, por kjo është një thikë për Kosovën, për integritetin e saj dhe bllokon njohjet. Ky nuk ishte një vit i mirë por e keqja nuk ka fund. Kombi kaq forca të padiskutueshme për tu treguar vendin të gjithë atyre që shkelmohen mbi interesat e tij jetike. Del Edi Rama e flet si karagjoz kur thotë se po humbasim një rast 30-vjeçare. Gjuhë ordineri”, ka thënë Berisha.

Exit mobile version