0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Berisha: Synojmë fitore në të gjitha ndeshjet, por atë kundër Maltës e shohim si finale

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka thënë se synimi i tyre për të gjitha ndeshjet është fitorja, por ndeshjen kundër Maltë ai e konsideron si një finale, pasi që Dardanët do të luajnë si mysafir.

Dardanët do t’i zhvillojnë dy ndeshje në kuadër të Grupit 3, Ligës D të Ligës së Kombeve, gjatë këtij muaji. Për ndeshjen e parë, Kosova do të udhëtojë në Maltë, pastaj do ta presë në shtëpi Azerbajxhanin, transmeton Gazeta Express.

Këto 180 minuta do të jenë mjaft të rëndësishëm për skuadrën e Kosovës, pasi që nëse Dardanët arrijnë fitore në këto dy ndeshje, atëherë sigurohet ngritja në Ligën C të kësaj gare, si dhe Kosova do të kualifikohet për gjysmëfinales e Ligës së Kombeve.

“Synimi ynë në të gjitha ndeshjet është fitorja. Ndeshja e parë kundër Maltës do të jetë shumë e rëndësishme, sepse është jashtë Kosovës. Në ndeshjet si mysafirë kemi pasur pak probleme, por duhet të përkushtohemi shumë, sepse është shumë më e rëndësishme se ndeshja kundër Azerbajxhanit që e luajmë në shtëpi”, ka thënë Berisha.

“Në shtëpi nuk kemi nevojë për motiv, sepse kemi shikuesit prapa që na mbështesin shumë. Këto ditë duhet të punojmë maksimalisht dhe ndeshjen kundër Maltës duhet ta shohim si finale. Ne kemi qenë favoritë në bazë të lojtarëve, por nuk e kemi pasur lehtë”.

“Ne vazhdojmë të punojmë shumë mirë, por do të jenë shumë ndeshje të vështira. Çdo lojtar duhet ta japë 100-përqindëshin për ta arritur fitoren. Edhe barazimi ndoshta do të ishte mirë, por humbje nuk bën në asnjë rast”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img