Site icon PrishtinaPress

Berisha: Rendi kushtetues është i cenuar, presidentja është përgjegjësja e parë për këtë

 

Hisen Berisha nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka deklaruar se rendi kushtetues i Republikës së Koosvës sështë i cenuar dhe për këtë, përgjegjëse të parë e ka emëruar Presidenten Osmani.

Në RTV Dukagjini, Berisha ka deklaruar se nëse Kryeministri Kurti i referohet marrëveshjeve të kaluara dhe vendimit të Kushtetueses për formimin e Asociacionit, Kosova do të shpëtonte. Por për rendin kushtetues të kësaj të fundit, ai thotë se tashmë është cenuar.

“Nëse ky i përmbahet marrëveshjes së vitit 2015 dhe gjykimit të Kushtetueses për atë marrëveshje për Statutin dhe Asociacion atëherë ne e shpëtojmë Kosovën nga një dezorganimim juridik dhe kushtetues. Por nëse ai vazhdon me kokëfortësinë e tij dhe do bëjë diçka të re dhe kjo e reja… neni 7 nuk realizohet pa e cenu Kushtetutën. Rendi kushtetues në Kosovë është i cenuar dhe presidentja është përgjegjësia e parë e këtij cenimi përkundër tendencës për të dal tash e për të thënë se është e pakënaqur me marrëveshjen e Ohrit.”, ka deklaruar ai.

Lidhur me zgjedhjet në komunat në veri të vendit, Berisha ka deklaruar se zgjedhjet vënë në pikëpyetje stabilitetin gjersa e rithotë një deklaratë të tijën për inskenimin e një situate alarmante e ila sipas tij, mbetet në interes të liderëve.

“Zgjedhjet janë një komponent që vënë në pikëpyetje stabilitetin politik edhe aspektin e sigurisë sepse janë shëndrruar nën një pretekt të përplasjeve në veri…Kam deklaruar se në të ardhmen e afërt…do të inskenohet një situatë alaramante sepse gjendja konfliktuoze është në interesin e të dy qendrave, e të dy liderëve..për ta mbajtur një status quo që po iu konvenon, për ti përmbushur objektivat politike që kanë vendosur e që në shtetin tonë janë ndesh me kushtetutën…”, ka deklaruar ai.

Berisha thekson se Kurti duhet të gjejë kurajon për të parë obiligimet e tij gjersa përmend një shembull sipas të cilit ai thekson se kryetarët e komunave në veri, pas zgjedhjeve të mbajtura, mund të humbin legjitimitetin.

“I mbajmë zgjedhjet, ishin 9 kandidatë në të gjitha komunat, 13 apo 19 vende zgjedhore sa ishin,e  gjitha në rregull. Gjithë aspekti ligjor-formal është në rregull, mbahen zgjedhjet. Po supozojmë që zgjedhen kryetarët e komunave. Asambleistat që janë larguar janë zëvendësuar me listën e pritjes dhe kur zgjedhet dikush kryetar për komunën X (Zveçan, Leposaviq e të tjera) I ka 30 ditë afat të betohet paraasamblesë. Nëse nuk vine asmablistat e Listës Srpska, cili është efekti i zgjedhjes, pas 30 ditësh ky e hup afatin, legjitimitetin pra kjo trgon se kjo po bëhet me tregu gjoksin, të thuash se po e zbatoj Kushtetutën por cili është efekti politik….”, ka thënë Berisha.

E kur flitet për sigurinë, Berisha thotë se në aspektin social-ekonomik, siguria e Kosovës është e rrezikuar duke pasur parasysh numrin e të diplomuarëve që migrojnë jashtë vendit. Jo më pak e sigurt mbetet edhe aspekti politik për qeverisjen aktuale të së cilës,Berisha thekson se nuk janë nujmrat ata që funksionojnë në Kuvend por kompromisi.

KQZ-ja ka miratuar listën e qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative apo të vendosura në kontenjerë.

Lista e qendrave të votimit është përgatitur në koordinim me organet e sigurisë së Kosovës. Ndërkaq, zgjedhjet do të mbahen më 23 prill të këtij viti.

 

Exit mobile version