13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Berisha: Rama nuk e din se çfarë është karma, mbrojti Vuçiqin në Davos

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha në një konferencë me gazetarët ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën duke thënë se karrigia e tij qëndron mbi plehun dhe mafian.

Ai po ashtu tha se e dënon ashpër mbrojtjen që Edi Rama ia bëri Putinit të vogël në Davos, duke iu referuar presidentit serb, Aleksandar Vuciq.

“Së fundi, dënoj me ashpërsinë më të madhe, mbrojtjen që Edi Rama i bëri Putinit të vogël në Davos. Parlamenti Evropian, opinioni publik perëndimor është i revoltuar me qëndrimet e padronit të Edi Ramës ndaj sanksioneve ruse”, ka thënë Berisha.

I pari i PD-së gjithashtu tha se vetëm dy pyetje e shoqëruan ‘padronin’ e Ramës në çdo panel dhe sallë në Davos.

“A është Putini një kriminel lufte dhe pse Serbia nuk respekton sanksionet e vendosura nga BE? “.

Sipas Berishës, Vuçiçi tregoi se është një ‘Putin i vogël’.

“Pavarësisht nga barbaritë që ka kryer në Ukrainë, ai refuzoi të pranojë se Putini ka kryer krime lufte dhe është kriminel. Sikundër justifikoi veten për sanksionet. Por më i turpshëm është avokatia që i bëri Edi Rama padronit të tij. Çfarë tha Edi Rama në panel? Me aq sa e kuptoj unë botën, nuk po e zëvendësojnë burimin e pistë rus nga burime prej demokracive të pastra vibruese? “, theksoi Berisha.

Domethënia e kësaj sipas Berishës është që bllokimi i gazit rus nga Evropa është një gabim, se u zëvendësua me gaz nga vende të tjera.

“Së pari, tregtia është tregti dhe një vend në luftë, që vret, normalisht që izolohet. Së dyti, ky bën avokatinë e Putinit. Pse? Ana më pozitive, më kryesore e këtij konflikti është se Gjermania federale është shkëputur përfundimisht nga gazi rus”.

“Gjermania sot nuk merr asnjë metër kub gaz rus. Rezerva e saj është 100 përqind nevojat e saj. Dhe ia la dopio gjashtën në dorë Rusisë. Këtë gaz e mori nga vende të tjera, por asnjë në luftë. E mori nga SHBA, Katari, nga vende afrikane, por jo nga agresorët”, potencoi Berisha.

Ai tutje tha se Rama po bën tregti me Rusinë.

“Por Edi Rama qan hallin, shiko si e justifikon, me aq sa e kupton unë botën, ai në fakt kupton drogën, nuk po zëvendësojmë burimin e pistë rus, me disa burime të pastra nga demokraci vibruese. Është tregu pjesë dhe nuk do të nxitoja. Dmth këta po bëjnë tregti, por edhe Vuçiçi po bën tregti me Rusinë”.

“E kuptoni se çfarë avokatie po i bën edhe Putinit, se vërtetë e lanë burimin tënd, por po e marrin nga burime të pista përsëri. Kjo është një analizë e një vasali. Ia dhanë ta lexonte aty. Se ky nuk merr vesh nga gazi. E lexoi në Davos, duke nxirë imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Për të mos thënë shprehjet që përdori në prani të kryeparlamentares së BE. Ku krahasoi një parlamentare të llojit të Alqi Bllakos, për të shfajësuar Rozetën, e cila i kishte në ruajtje ato para. Rozeta nuk ka marrë një qindarkë nga ato. Nëse Rozeta qenka kaq e aftë sa të hapë kasafortat atëherë ajo duhet të marrë një certifikatë ndërkombëtare për aftësitë e saj”, u shpreh ai.

Tutje Berisha theksoi se për t’u mbrojtur për Rozetën e tij në Davos, u fut te karma, pa e ditur se çfarë është karma.

“Pa e ditur, se nuk ka konceptin kauzë-efekt. Mjafton të përdorë një shprehje për t’i bërë qejfin një kategorie të caktuar dhe për të mbrojtur Rozetën e tij. Nuk shkoi për shqiptarët, shkoi për të folur për Rozetën e tij”, tha lideri i PD-së, Berisha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img