2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Berisha: Rama doli nga dera e WC, Bushati të japë dorëheqjen pasi futi në Kuvend armë…

Ish-Kryeministri Sali Berisha e cilësoi si historike seancën e sotme parlamentare, duke moslejuar Edi Ramën të flasë dhe e detyroi të dalë nga dera e pasme.

Berisha tha se kjo ishte një ngjarje historike për Parlamentin dhe turp historik për atë që e bëri.

“Ngjarja e ditës ishte që Edi rama doli nga Parlamenti duke përdorur derën e nevojtores ose të halesë”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri akuzoi ministrin e Jashtëm se ka bërë aktin më të paprecedent, duke futur armë në sallën e Kuvendit. Berisha tha se Bushati duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme.

“Ky është përshkallëzimi më i rrëzikshëm në historinë e Kuvendit, më dramatik. Truprojat e Ditmir Bushatit hynë me armë në sallën e Kuvendit, armët nuk futen kurrë në Kuvend dhe nëse Edi Rama mendon se do i zgjidhë problemet me opozitën duke përdorur armët, atëherë po i bën gropën e madhe vetes shumë shpejt”, tha Berisha.

Lidhur me hedhjen e miellit në drejtim të Edi Ramës, Berisha theksoi se ai simbolizon kokainën, me të cilën Edi Rama është i droguar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img