Site icon PrishtinaPress

Berisha: Qytetarët janë vetëdisuar me karakterin mashtrues të Kurtit, çdo ditë bie përkrahja për të

Sondazhi i fundit nga UBO  i muajit shtator tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka rënie ndjeshëm në popullaritet ndërsa LDK-ja dhe PDK-ja kanë ndërruar vendet. AAK-ja qëndron në vendin e njëjtë, kurse Lista Guxo nuk pritet të votohet më shumë se 1.5 për qind, shkruan Prishtinapress.

Lëvizja Vetëvendosje nga 50 për qind sa i kishte pasur në shkurtin e 2021-s, të bie 37,3 për qind të votave

Sipas sondazhit të UBO Consulting, i cili ka paraqitur Lidhjen Demokratike të Kosovës, si partinë më të madhe opozitare në vend me 22.3%, PDK-në me 21.7 për qind , ndërsa AAK-ja e Ramush Haradinajt del se do të votohej nga 7.7 për qind.

Në një prononcim dhënë portalit Prishtinapress, anëtari i LDK-së, Anton Berisha ka thënë se sondazhi nga UBO në fakt është matje e perceptimit të qytetarëve në raport me partitë politike dhe qeverisjen e vendit.

“Fakt interesant është përqindja e lartë ( afër 10%) e atyre që nuk janë përcaktuar gjë që relativizon rezultatin e partive politike. Sidoqoftë, është e qartë se VV vazhdon të ketë rënie përderisa LDK rritje”, tha Berisha për Prishtinpress.

Berisha thotë se është i sigurte se qytetarët e Kosovës janë vetëdisuar me karakterin mashtrues të Kurtit.

“Besoj që qytetarët janë duke e provuar çdo ditë mungesën evidente të aftësisë së qeverisë Kurti për t’u përballur me kërkesat e qytetarëve e çka është edhe më keq me mungesë vullneti të qeverisë për ti kryer detyrat e saj. Jam i sigurtë se qytetarët e Kosovës janë vetëdisuar me karakterin mashtrues të Kurtit dhe përditë e më shumë do të kemi heqje dorë prej përkrahjes ndaj VV dhe rritje e përkrahjes ndaj LDK-së si një parti serioze dhe racionale”, shtoi Berisha.

Në zgjedhjet e fundit nacionale, LVV-ja  mbi 50 për qind, PDK-ja doli e dyta me 17 për qind, LDK-ja doli e treta me 12.7 për qind të votave. Ndërkaq, AAK-ja kishte marrë 7.1 për qind të votave./Prishtinapress/   

 

Exit mobile version