Site icon PrishtinaPress

Berisha: Qeveria e Ramës e bazuar në skandale, dora e saj u shtri edhe mbi opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se qeveria e kryeministrit Edi Rama është e bazuar në skandale.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e organizuar në kuadër të zgjedhjeve vendore, Berisha u shpreh se si asnjëherë më parë në këto 30 vjet, dora e qeverisë u shtri mbi opozitën.

“Jemi në mandatin e tretë në opozitë dhe kjo absolutisht jo për merita të qeverisë, por për dobësinë e opozitës, sepse ne këtu kemi pasur dhe kemi një qeveri që mund të përmblidhet me dy fjalë: “Scandal based government”, ” Qeveri e bazuar në skandale”. Ky udhëtim i opozitës në këto vite ka qenë udhëtim topitës, në një mënyrë ose tjetër për fatin më të keq si asnjëherë në këto 30 vite, dora e qeverisë u shtri mbi opozitën”, ka thënë Berisha, raporton Euronews.al.

“Dhe te shqiptarët u krijua përshtypja se Edi Rama është i pamundshëm, nuk mund të mundet dhe opozita si të thuash, i bën fresk atij. Në këtë kontekst, PD ndodhej para alternativës “To be or not to be” – Të ekzistonte apo të shkrihej. Por unë mendoja dhe mendoj se duhet të ekzistonte, sepse mbi 620 mijë shqiptarë e votuan në zgjedhjet e fundit. Por ajo që duhet të ekzistonte, duhej të ndryshonte në mënyrë rrënjësore, të paraqitet para shqiptarëve një parti tërësisht e ndryshuar përndryshe ata nuk kanë asnjë arsye të na besojnë ne”, theksoi Berisha./Prishtinapress/

Exit mobile version