Site icon PrishtinaPress

Berisha: Prindon Sadriu duhet të arrestohet, ka mbajtur fshehur krimin e dhunimit të dy vajzave

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka kërkuar arrestimin e bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.

Pas raportimit të gazetës Nacionale, se Sadriu ishte pjesë i një grupi të komunikimit në Facebook, ku familja Ramadani fliste për dhunimin e vajzave të tyre nga Sadri Sadriu, Berisha ka thënë se organet e drejtësisë duhet të reagojnë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Zotëriu i Parë duhet të arrestohet sepse e ka mbajtur fshehur një krim.

“Vrasja në Ferizaj po tregon se heshtjes, durimit dhe pritjes në drejtësi, për atë që ka ndodhur gjatë luftës 1998/99 po i vije fundi. Kur nuk vepron drejtësia e cila është kapur nga regjimi aktual, kriminelët që dhunan femrat shqiptare gjatë luftës, po duhet me marrën “drejtësin” sipas Kanunit! Vrasja si vrasje nuk është e mirë edhe pse dikush e “meriton”, mirpo kur ajo ndodhën për arsye se nuk funksionojn organet e drejtësis, at’herë duhet me u ndalën me mendu; a thua të gjitha ato vuajtje, sakrifica, vrasje, gjymtime e dhunime që i përjetuam si popullë gjatë dhe para luftës duhet të harrohen dhe kryersit e tyre duhet të amnestohen!? Printon Sadriu si familjar e dhunuesit të vrarë duhet të arrestohet, sepse si zyrtar i lartë i institucioneve të Kosovës(MPJD), duke qenë në dijeni me vetëdije e ka mbajtur të fshehur krimin e dhunimit të të miturave gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Berisha

Exit mobile version