Site icon PrishtinaPress

Berisha: Për grevën duhet të jap përgjegjësi kryeministri, jo individi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka bërë thirrje Policisë  së Kosovës që ta mbrojë kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharin.

Ai ka thënë se për grevën në arsim nuk është fajtore sindikata e as Jasharaj, por Qeveria dhe kryeministri.

“Greva dhe sulmet fizike e linçimet që po i bëhen një qytetari të Kosovës si në rastin e Rrahman Jasharit, sulmet linçuese ndaj çdo njeriu dhe ankesa se fëmijët nuk po shkojnë në shkollë, problemi është te Qeveria dhe kryeministri. Jo te individi. Nga kryeministri kërkojmë përgjegjësi se fëmijët po rrinë në shtëpi. Po ashtu kërkoj nga Policia që ta marrë në mbrojtje Rrahman Jasharin. Tendenca për të pasur përçarje me sindikatat është shumë problematike. Këto kundërshtime që i kemi nga brenda mund t’i shfrytëzojë armiku”, ”, ka thënë Berisha.

Berisha gjatë seancës ka folur edhe për mungesën e transportit për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe pjestarët e Policisë së Kosovës

“I kam dy çështje sot që lidhen me sigurinë dhe mendoj se duhet të flasim hapur. E para, çdo ditë në rrugë shohim udhëtarë të FSK-së dhe policë të cilët bëjnë autostop, për shkak të mungesës së transportit. Shumica e lëshojë vendin e dalin në perëndim. Kjo është shpeshtuar kohëve të fundit. Duhet të sigurohet transport menjëherë për ushtarët dhe policët. S’mund t’i shohim më duke pritur rrugëve” ka thënë ai./Prishtinapress/

Exit mobile version