Site icon PrishtinaPress

Berisha për Ditën e Gruas: Sot ato në Shqipëri janë më të diskriminuarat

Fjalimin gjatë protestës së sotme, lideri i demokratëve, Sali Berisha ia kushtoi 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Ish-kryeministri tha se ndonëse kontributi i nënave, grave dhe vajzave në shoqëri është i paçmueshëm, sot ato në Shqipëri janë më të diskriminuarat, shkruan tvklan.

Berisha theksoi se gruaja sot përballet sërish me murin në rritje të patriarkisë dhe me diktaturën e bazuar sipas tij në aleancën e pushtetit me drogën, krimin dhe vjedhjen.

Ndaj ai tha se me ardhjen e PD-së në pushtet gruaja do të ketë përparësi absolute

Exit mobile version