2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Berisha për arrestimin e Metës: Rama kërkon të trembë luanin e zgjuar të popullit opozitar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar edhe njëherë në lidhje me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, ka reaguar edhe njëherë lidhur me arrestimin e ish-presidentit shqiptar Ilir Meta.

Kryetari i Partisë Demokratike, tha se kryeministri shqiptar Edi Rama, me aktin e ndërmarrë një ditë më parë kërkon të shuajë aksionin e popullit opozitar kundër kësaj mazhorance.

“Me aktin e djeshëm, me pusinë për ta ekzekutuar apo rrëmbyer, Edi Rama përveçse të shfrynte urrejtjen e tij kafshërore shtazore ndaj kundërshtarit politik, kërkonte me çdo kusht dhe kërkon të trysnojë luanin e zgjuar të popullit opozitar, të trembë qytetarët”, tha ai.

“Kërkon me çdo kusht të trembë të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, sepse e di që sulmi i tyre është fatal dhe vdekjeprurës për regjimin e tij”, shtoi Berisha.

“Kërkonte me çdo kusht t’i ndryjë në konformizëm, armikun më të egër, intelektualët e vendit, duke i trembur se një fat si ai i djeshmi i ish-presidentit, mund t’i presë edhe ata në çdo moment”, deklaroi tutje kreu i PD-së, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img