Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Hisen Berisha, ka folur për dëshmitarin e hapur në Gjykatën Speciale, Agim Idrizi.
Ai ka thënë se dëshmia e tregon sa seriozë janë dëshmitarët, duke thënë se Idrizi përmendi në Speciale një “mëzat” që ia kanë marrë.
”Me komentu është fyerje e inteligjencës, ky nuk është as dëshmitar. Ky thotë më kanë marrë një mëzat dhe një shuplak që ia ka dhënë dikush me drejtorin politik të UÇK-së”, ka thënë ai.
Më tutje, ai ka thënë se kjo tregon shumë edhe për numrin e madh të dëshmitarëve që nuk dalin publikisht.
”Ky është dëshmia më e mirë që numri i dëshmitarëve të shumtë, koha që do të shpenzohet për ta, edhe nëse marrin pjesë në seanca të mbyllura, kurgjo nuk është vlera e tyre”, ka thënë ai.
Berisha tha se ka dëshmitarë që kanë fituar letrat në perëndim duke akuzuar rrejshëm UÇK-në.
”Sot po të donim me verifiku ke njerëz që me dëshmi të rrejshme UÇK-ja po don me më vra ka fitu letra në perëndim e tash dëshmojnë”, ka thënë ai.
Më tutje, Berisha ka thënë se ai është ithtar që të dënohet çdo krim kur ka fakte.