1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Berisha pas deklaratave të Kurtit e Sveçlës: Mashtrimi brina s’ka, respektojeni Policinë

Avokati Besnik Berisha ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, të cilët pas protestës së Njësisë Speciale Intervenuese dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, thanë se se të ardhurat mesatare mujore të tyre janë mbi 2.200 euro, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka shkruar se “mashtrimi brina s’ka”, duke ua rikujtuar Kurtit e Sveçlës qëndrimin në kampin Belvedere të rrethuar me polici.

“Per t’i marre policet 2200 euro page ( sic pretendohet) ata i bie qe kane punuar se paku 240 ore pune ne muaj.

Nese kesaj i themi rritje page apo page solide, atehere mashtrimi brina s’ka!

Mos mashtroni, mos shantazhoni, por respektojeni policine dhe paguajeni sic duhet rrezikshmerine.

Nese puna e tyre qenka pa rendesi e pa rrezikshmeri, pse flinit ne Belvedere te rrethuar me polici!

Milani nuk eshte ne Kosove per shkak te policise, jo per shkak te ministrit e te qeverise!

Tyrp, tyrp…!”, shkroi Berisha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img